Shaha Haziri ditë më parë kishte mbetur pa pensionin mujor që e merrte. Kjo pasi përmbaruesi ia mori paratë për shkak që nuk e kishte paguar rrymën.
Humanisti Halil Kastrati ka vizituar Shaha Hazirin. Madje kësaj të fundit do t’ia jep për çdo muaj nga 100 euro.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Kastrati në rrjetin social facebook.
“Pas lajmit që e lexova në Insajder, sot e vizituam nenen Shaha Hazirin e cila përkundër se edhe djalin edhe burrin e ka dëshmorë të luftës së fundit në Kosovë, po i duhet të ballafaqohet edhe me problemin e sigurimit të mbijetesës. Ajo nuk po arrin ta shlyejë borxhin për rrymën e shpenzuar. Nga sot shoqata jonë “Jetimat e Ballkanit” do ta ndihmojnë për çdo muaj me nga 100 euro. Bamires Zoti kurr mos ju humbte”, ka shkruar Kastrati në facebook.