Është interesante gjithnjë të dëgjosh historitë e të tjerëve sepse thellë-thellë e merr një mësim prej tyre, pavarësisht që nuk duhet ndikuar prej tyre sepse çdo kush ka parimet e tij.
Shkëmbimet e bisedave me psikologë për probleme të ndryshme mbetet një nga rubrikat më të komentuara në të përditshmen britanike “The Sun”, ku histori reale rrëfehen publikisht edhe pse gati gjithnjë në anonimat të plotë.
Këtë herë fjala është për një vajzë, e cila ka zbuluar tradhëtinë e burrit të saj dhe jetën e tij të dyfishtë që zhvillonte paralel me të dhe kishte 4 fëmijë. Megjithatë vajza i rrëfen Deidre-s, psikologes së “The Sun” që pavarësisht kësaj tradhtie ajo e do ende burrin e saj dhe nuk di se si t’ja bëjë.
Letra e plotë e vajzës:
Sapo kam zbuluar se burri im ka pasur një jetë paralele për 15 vjet rresht, madje ka katër fëmijë me të dashurën e tij, të gjithë të lindur gjatë gjithë kohës që ne kemi qenë të martuar.Jam shokuar kur e mora vesh dhe ende nuk e kam marrë veten nga kjo. Mendova se çdo gjë shkonte mirë me ne. Isha 31 vjeç dhe ai ishte 33 vjeç kur u martuam në një dasmë përrallë në Bahamas. Kemi një djalë që është 12 vjeç.
Do të thoja se kemi qenë mjaft të lumtur gjatë këtyre viteve. Jeta jonë seksuale ka qenë gjithmonë e mirë dhe nuk mund ta imagjinoj pse ai do të kërkonte seks diku tjetër jashtë martesës.
Më e keqja është se, me sa duket, ajo gjithnjë na ka njohur, mua dhe fëmijën tonë. Unë, nga ana tjetër, nuk e kisha idenë se ajo ekzistonte derisa kuptova rastësisht kur burri im la hapur një email që kishte marrë prej saj.
Ai nuk mund të më jepte një shpjegim të qartë kur e pyeta, por mezi e mora vesh të vërtetën. Nuk mund t’i besoja veshëve për atë që po dëgjoja. Ai më ka mashtruar përgjatë gjithë jetës. Ndihem si një budallaqe që i kam besuar.
Ai thotë se nuk ka më ndjenjë për gruan tjetër, por është i sigurt se nëse i jep fund takimeve me të, ajo do ta ndalojë të shohë fëmijët e tyre. Brengosem për fëmijët sepse janë të pafajshëm në gjithë këtë histori. Më thotë se fle në një dhomë tjetër kur e viziton nënën e 4 fëmijëve të tij dhe e sheh atë vetëm për hir të fëmijëve.
Jam aq e hutuar dhe e zemëruar, por di që ende e dashuroj burrin tim.”
Përgjigja e psikologes Deidre:
Ti dhe burri keni shumë biseda për të bërë. Nëse ai dëshiron të kthehet me ju, duhet të punojë për t’ju ndihmuar të keni besim tek ai.Dhe nëse doni që ai të kthehet, duhet të jeni në gjendje të besoni se ai është i sinqertë me ju dhe nuk po e vazhdon më një jetë të dyfishtë.”