Florian Marku, luftëtari i njohur shqiptar i arteve të përziera parciale, sonte në Gjermani ka shënuar edhe debutimin e tij në boksin profesionist.
Marku, sipas të dhënave që Insporti transmeton duke u bazuar në data bazën e boxrecut, sonte ka zhvilluar meçin e tij të parë si boksier profesionist dhe kundërshtari i tij ka qenë serbi Nikola Janicijevic.
Kujtojmë që Marku ka një bilanc prej 7 fitoreve pa humbje edhe në MMA, kurse më herët ka qenë kampion i shumë fishtë i Greqisë dhe kampion i disa federatave ndërkombëtare në kik boks.
Duelin e tij të fundit, të zhvilluar në Ferizaj, patën rast ta përcjellin shumë adhurues të sporteve luftarake në Kosovë, kurse në facebook ka qenë një nga ngjarjet më të komentuara të vitit.