Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiStrugani Pajtim Kasami shënon supergol dhe asiston në fitoren e Sionit ndaj...

Strugani Pajtim Kasami shënon supergol dhe asiston në fitoren e Sionit ndaj Luzernit (VIDEO)

Ylli strugan, Pajtim Kasami ka shkëlqyer në ndeshjen e kësaj fundjave në mes të Sionit dhe Luzernit.

Sioni ka fituar me rezultat 2-0 në ndeshjen e luajtur në shtëpi ndaj Luzernit në kuadër të javës së 16-të të Superligës së Zvicrës.

Në këtë ndeshje ka lënë shenjë reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, Pajtim Kasami.

Djaloshi nga Struga ka shënuar një supergol dhe ka asistuar në golin e dytë të Sionit.

Goli i Kasamit erdhi në minutën e 79-të të ndeshjes dhe ishte i epërsisë 1-0 të skuadrës së tij.

FC Sion

@FCSion

79′ GOOOOOOOOAL ! Quelle frappe de Kasami qui ouvre le score !
79. TOOOOOOOOR ! Kasami schiesst den 1:0 !

  • Ky gol erdhi pikërisht nga asistimi i një shqiptari tjetër të Sionit, Bastien Toma.

Kasami asistoi edhe tek goli i dytë i skuadrës së tij, duke ndihmuar Freddy Mveng të shënojë për 2-0.

Sioni me këtë fitore kalon në pozitën e pestë me 20 pikë, ndërsa Kasami tani ka pesë gola dhe dy asistime deri më tani këtë sezon. /Telegrafi/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments