Mbi 22 për qind nga numri i përgjithshëm i popullatës në Maqedoni është e varfër, ndërsa varfëria te fëmijët është afër 30 për qind, bëri të ditur Biljana Dukovska, kryetare e Shoqatës “Platforma kundër varfërisë” në punëtorinë e sotme në Strumicë.
Ajo shtoi se shkalla e varfërisë në Maqedoni për çdo vit është më e madhe.
“Nuk vërehet stagnim apo rënie. Gjithnjë e më të varfra janë familjet të cilat kanë fëmijë, ndërsa varfëria është në rritje viteve të kaluara dhe për fat të keq kemi njerëz të cilët gjithnjë e më shumë janë në prag të varfërisë dhe vështirë dalin nga ajo”, tha Dukovska.
Sipas Sonja Tanevskës, ndihmëspërfaqësuese e Fondit për Popullatë pranë Kombeve të Bashkuara, seria e punëtorive në shtet ka për qëllim të bisedojë me popullatën, sektorin joqeveritar dhe përfaqësues të pushtetit vendor për zhvillim të qëndrueshëm.
“Ne e kemi për qëllim që të sigurohen të dhëna më të mira për popullatën që të mund të kuptohen shkaqet për varfërinë, pabarazinë apo ajo që do të thotë zhvillim të pabarabartë të të gjithë shoqërisë”, tha Tanevska.
Sipas “Platformës kundër varfërisë”, më të prekur janë personat e pastrehë, personat me pengesa të kufizuara, personat e rinj dhe të moshuar, si dhe gratë dhe vajzat nga të drejtat e privuara.