Përqafimi është një nga gjërat më të mahnitshme që mund t’ia dhurojmë një personi. Përqafimi është në thelb një formë e terapisë.
Kur ne pranojmë përqafime, ne kemi ndjenjën e komoditetit, kujdes.
Duke pasur këtë parasysh, a nuk do të pajtoheshit se duke u përqafuar çdo ditë do të ishte një ide shumë e mirë?
Përqafimi përmban në vete më shumë sesa ç’shfaqet në sipërfaqe. Në fakt, ka edhe shkencë prapa asaj se çfarë ndodh brenda nesh kur pranojmë ose dhurojmë përqafim.
Ndryshimet fiziologjike që i përjetojmë brenda nesh gjatë përqafimit janë me të vërtetë mbresëlënëse.
Përqafimi e balancon sistemin nervor
Vetëm duke ia dhuruar dikujt një përqafim, ju veçse e keni filluar balancimin e sistemit të tyre nervor.
I zvogëlon nivelet e stresit
Duke e përqafuar dikë ju menjëherë ia lehtësoni dikujt ndjenjat e stresit. Shpeshherë ne e nënvlerësojmë fuqinë e përqafimit.
Kur jemi duke u përqafuar, niveli i kortizolit që qarkullon përgjatë trupit reduktohet menjëherë.
Kjo nënkupton se mendjet tona janë të afta për t’u qetësuar dhe për të menduar pa stres.
Përqafimi e rritë disponimin
Kur e përqafonid ikë, ju filloni rritjen e prodhimit të serotoninës në tru, kimikal që jua rritë disponimin dhe vetëbesimin.
Përveç këtyre, përqafimi e relakson edhe trupin, si dhe e përmirëson shëndetin kardiovaskular.