Gjashtë persona, përfshirë edhe fëmijë, kanë humbur jetën në një zjarr që ka shpërthyer në një ndërtesë banimi në qytetin Solothurn në veri të Zvicrës.
Sipas Televizionit Shtetëror Zviceran, zjarri ka shpërthyer pas mesnate në katin e poshtëm të ndërtesës.
Zjarrfikësit të kantonit të Solothurnit kanë ndërhyrë për ta shuar zjarrin i cili u përhap edhe në katet e sipërme. Gjashtë kufoma janë nxjerrë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe fëmijë.
Njëzet persona janë hospitalizuar si pasojë e incidentit, ndërsa autoritetet përkatëse kanë nisur hetim në lidhje me rastin.
Shkaqet e shpërthimit të zjarrit ende janë të panjohura.