Me pikëllim të thellë e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të Kryetarit të Komunës së Dibrës dhe kolegut të përkushtuar, të përgjegjshëm dhe shumë të respektuar tashmë të ndjerë, z. Rruzhdi Lata.
E nderuar familja Lata, duke ndarë me ju dhimbjen e thellë për humbjen e këtij personaliteti të shquar, më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Strugës tju shpreh juve ngushëllimet e mia! Një humbje jashtëzakonisht e rëndë për familjen, miqtë, shoqërinë dhe politikën shqiptare!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!
Me respekt,
D-r Ramis Merko
Kryetar i Komunës së Strugës