Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se akset rrugore janë të kalueshme, por duhen përdorur zinxhirë.
Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës që vazhdojnë ne Qarkun e Korçës, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal, ndërsa udhëtojnë në akset Korçë-Voskopoje, Korçë-Dardhe dhe Korçë-Kapshtice, thuhet në një njoftim të ARRSH.
Kompanitë e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë dhe vazhdojnë punën për kriposjen dhe mbajtjen e rrugës te hapur. Aktualisht nuk ka probleme me kalueshmërinë e mjeteve por ato duhet të qarkullojnë me zinxhire.
ARRSH dhe Policia Rrugore janë në terren, ndërsa konsiderohet shumë e rëndësishme që drejtuesit e mjeteve të respektojnë sinjalistiken dhe udhëzimet e punonjësve të policisë ashtu sikurse gjatë orëve të natës të kenë kujdes të shtuar.