Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiKomuna e Strugës i kundërpërgjigjet Aleancës së Strugës

Komuna e Strugës i kundërpërgjigjet Aleancës së Strugës

Komuna e Strugës: Pas tri ditësh pritje na treguat disa fjalë që ju bëjnë të dukeni qesharak

Zhvillimet dhe punët në Komunën e Strugës edhe njëherit dëshmojnë dhe vërtetojnë suksesin e Kryetarit Dr.Ramis Merko dhe ekipit të tij. Reagimi juaj po dëshmon për paturpësinë tuaj pasi që:
1. Sot jeni ju ata të cilët midis jush nuk kuptoheni, jeni të përçarë dhe të zënë për krimet që keni bërë.
2. Sot reagoni ju që më shumë se 4 vite keni flejtur në administratën e Komunës së Strugës dhe keni dëmtuar çdo sektor duke keqpërdorur gjithçka.
3. Sot reagoni ju që shikoni vetë çfarë shëtitore realizuat dhe me çfarë pllakash e ndërtuat kur sot keni një realitet tjetër
4. Sot reagoni ju për punësime dhe largime nga puna kur mes jush ka munguar çdo herë profesionalizmi.
5. Sot reagoni ju që dëmtuat të punësuarit e NPN “Proaqua”-s dhe vodhët gjithçka. I harruat të punësuarit duke i lënë pa bukën e gojës më shumë se 9-të muaj.
6. Sot reagoni ju për deponinë, e që vodhët të gjithë mjetet e ndara për mirëmbajtjen e saj dhe na mbytët për 4 vite me radhë me mos menaxhim të vet deponisë.
7. Sot flisni ju që vodhët dhe mjetin lundrues që ishte pronë e Komunës së Strugës.

Po flisni sot ju që harruat të flisni dje, e që tani dukeni qesharak.
Për ju kemi një thënie: “Të mos vlerësosh është paaftësi shpirtërore”.

P.S. “Nuk do harrojmë tju ftojmë dhe në prerjen e shiritit të radhës, sepse ju për 4 vite harruat”.

Zyra për marrëdhënie me publikun
Komuna e Strugës

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!