Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeUncategorizedMehaj: Nuset në Kërçovë vishen me ar deri në 250 mijë dollarë

Mehaj: Nuset në Kërçovë vishen me ar deri në 250 mijë dollarë

“Kur kërkojnë nuse në Kërçovë, nëse nuk je i zoti të veshësh në dylyma të arit 250 mijë dollarë, atëherë nusen nuk ta japin”, thotë Elton Mehaj.

Elton Mehaj është personi i parë që ka nisur organizimin e ceremonive të dasmave dhe koncerteve në Shqipëri e Kosovë.

Pas 16 vjetësh karrierë, ai ka zbuluar në “Why Not” nga Roza Lati se si ka rënë vlera e koncerteve dhe këngëtarët po drejtohen te dasmat, përcjell Albinfo.ch.

“Koncertet, vitet e fundit kanë nisur të bien disa këngëtarë, të bien niveli i mbrëmjeve apo i punës që bëjnë ata dhe po ecin më shumë dasmat.

Te ne në Kosovë, shumica e atyre që nuk kanë kënduar në dasma më përpara, tani kanë filluar të këndojnë se pagesa është më e mirë, një ambient familjar dhe kryesisht po ndihen mirë”, është shprehur ai.

“Pjesën më të madhe e bëjmë në Maqedoni, një pjesë në Kosovë. Edhe pse jam nga Kosova, punën time e njohin më shumë në Maqedoni.

Jemi edhe nga Mali i Zi, por më pak. Më së shumti drejtohemi në Shqipëri, Maqedoni e Kosovë”, theksoi Mehaj.

Ndërkohë, që moderatorja po fliste për çmimet 5 mijë euro të fustaneve në fejesë, Eltoni tha: “Ke qenë në dasma në Kërçovë ndonjëherë?

A e di sa kushton veshja e një gruaje? 250 mijë dollarë!

Kur kërkojnë nuse në Kërçovë, nëse nuk je i zoti të veshësh në dylyma të arit 250 mijë dollarë, atëherë nusen nuk ta japin”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!