Vendim me të cilin kryhet një ndërprerje e përgjithshme e të gjitha procedurave mes politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre ose mbështetësve të palëve në kundërshtim. Atë vendim e mora dhe e nënshkrova sot- kishte thënë Gjorge Ivanov më 12/04/2016.
Të mos ketë keqkuptime, as që kërkova, e as nuk pranoj amnisti. Ne nuk jemi të gjithë të njëjtë dhe ne nuk jemi të gjithë kriminelë tha Zoran Zaev më 12/04/2018.
Amnistia e Presidentit Ivanov kishte shkaktuar një tronditje ligjore dhe shtetërorë. Reagimi i opozitës ishte i ashpër dhe kishte protesta masive.
Sot, dy vjet e gjysmë më pas, Qeveria inicion një ide të pajtimit, e cila në një pjesë të publikut identifikohet me amnistinë që e solli Ivanovi, të cilën opozita e atëhershme, e sulmoi dhe e refuzoi ashpër. A janë amnistia e Ivanovit dhe pajtimi i Zaevit me të vërtetë dy fjalë të ndryshme, por që në esencë bartin falje? Ivanov ende zyrtarisht nuk është prononcuar, se si e vlerëson thirrjen e bërë javën e kaluar nga Zaevi për pajtim. Kuptimi i këtij termi është polemizuar. Ish-gjyqtari kushtetues Trendafil Ivanovski thotë se një amnisti e mundshme për të pandehurit për ngjarjet në Kuvend më 27 prill do të miratohej me një ligj që do ta miratonte Parlamenti, por ai është skeptik. Ivanovski thotë se një amnisti e gjerë edhe për lëndët tjera do ti ngjante pikërisht faljes së Ivanovit. Dje, edhe Ziadin Sela nga Aleanca për shqiptarët tha se vendi ka nevojë për pajtim kombëtar dhe ndëretnik, por jo shpëtim të personave nga përgjegjësia penale. Pikërisht për këtë pajtim flet Ish, gjyqtari Ivanovski.
Kjo nuk duhet të jetë thjesht me amnisti dhe falje, nuk duhet të jetë vetëm që të shpëtojmë nga përgjegjësia për krimin që kemi kryer, por më tepër se kemi nevojë për pajtim në çdo aspekt, pajtim me vetveten, për të kuptuar se po mëkatojmë dhe të fillojmë të sillemi më mirë në shoqëri dhe të miratojmë vendime të arsyeshme- deklaroi Trendafil Ivanovski – ish-gjyqtar kushtetues.
Nga VMRO-DPMNE njoftuan se do të paraqesin një projekt ligj për amnisti për të gjithë të pandehurit për 27 prillin e përgjakshëm. Kryeministri Zaev tha se do ta shqyrtojë atë me kujdes./Alsat