Pak pas mesnatës në rrugën rajonale Gorobinci – Sveti Nikollë, ka ndodhur një aksident i rëndë në të cilin humbi jetën një person, ndërsa një tjetër mbeti rëndë e plagosur dhe po lufton për jetë.
Aksidenti ndodhi kur personi me inicialet S.S 19-vjeçarë nga Sveti Nikolla, që ngiste makinën “Audi” me targa bullgare, humbi kontrollin gjatë rrugës dhe goditi një pemë. S.S vdiq në vend, ndërsa bashkëudhëtari i tij 16-vjeçare poashtu nga Sveti Nikolla pas marrjes së ndihmës mjekësore në Shtip, u transferua në Shkup.
Prokurori Publik ka hetuar rastin në vendngjarje së bashku me një ekip nga Stacioni Policor Sveti Nikollë. Sipas urdhrit të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit të i dorëzohet mjekësisë ligjore për autopsy, ku po punohet për zbardhjen komplet të rastit.