Thursday, November 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMbi 100 mijë qytetarë të Maqedonisë me pasaporta bullgare punojnë ilegalisht në...

Mbi 100 mijë qytetarë të Maqedonisë me pasaporta bullgare punojnë ilegalisht në Itali

Më shumë se 100 mijë qytetarë të Maqedonisë punojnë punë sezonale në Itali në mënyrë joligjore. Të dhënat janë alarmante ndërsa numri i saktë nuk dihet, sepse një numër i madh i qytetarëve kërkojnë punë në Itali me pasaporta bullgare, thonë nga Agro-sindikata. Më shpesh punëtorët sezonal në gadishullin Apenin përfitojnë nga vjelja e rrushit, por edhe nga aktivitetet e tjera bujqësore. Ata jetojnë në kushte shumë të këqija, pa sigurime sociale dhe shëndetësore.

Ne informatat që i kemi nga disa punëtorë atje janë se qytetarët e Maqedonisë fitojnë 6.5 euro në orë, ndërsa kolegët që kanë pasaporta bullgare fitojnë 8.5 euro në orë. Të njëjtit nuk janë të siguruar dhe punojnë në të zezë – tha Zhivko Danevski, kryetar i Agro-sindikatës.

Udhëheqësit e sindikatave nga vendi në një tryezë të përbashkët me kolegët nga Italia kërkojnë një zgjidhje për sigurimin social të punëtorëve të tillë sezonal. Ata mendojnë se me një marrëveshje midis dy qeverive, të drejtat do të përmirësohen në mënyrë drastike. Qytetarët tanë nuk do të punojnë në të zezë, me çka nuk do të ndikojnë as në rritjen e pagave, dhe puna e tyre nuk do të keqpërdoret.

Sipas marrëveshjes kolektive, në Itali në sektorin bujqësor, punonjësi duhet të fitojë të paktën 56 euro në ditë. Ne duam të përballemi me institucionet, respektivisht bashkërisht ta tejkalojmë shfrytëzimin e punës së emigrantëve në Itali – u shpreh Pjetro Rufolo, Sindikata e bujqësisë nga Italia.

Punëtorët që më shpesh largohen nga vendi për punë në Itali janë të rinj, por rritet numri edhe i qytetarëve të moshuar që po zgjidhin këtë hap. Që punëtorët e tillë sezonal të mos shkojnë jashtë vendit, por të qëndrojnë dhe të punojnë në Maqedoni, sindikatat kërkojnë nga Qeveria të ofrojë stimulime financiare. Zgjidhjen e shohin tek pagat më të larta të garantuara për punëtorët sezonal në krahasim me ata që janë në punë të rregullt. Aktualisht prodhimi i fermerëve individualë është zvogëluar për shkak të mungesës së fuqisë të re punëtore. Në Maqedoni ka 170 mijë punëtorë sezonal që angazhohen çdo vit në ekonominë bujqësore.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!