NATO kumtoi se Republika e Maqedonisë mund të bëhet anëtare e Aleancës në vitin 2019 nëse e pranon Marrëveshjen e Prespës.
Negociatat për pranim të Maqedonisë mund të përfundojnë në janar të vitit të ardhshëm dhe në fillim të vitit 2019 shteti mund të bëhet anëtare e NATO-s, deklaroi në konferencë për shtyp sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Të gjithë e ndjekim me kujdes deklarimin në referendumin në ish-Republikën jugosllave të Maqedonisë. E përshëndes miratimin e arritur për Marrëveshjen e Prespës. Shkupi duhet t’i përcaktojë hapat e ardhshëm”, theksoi sekretari i prëgjithshëm.
Theksoi se NATO-ja është e gatshme ta përshëndesë Maqedoninë si anëtaren e 30-të të NATO-s.
“Kjo mund të ndodhë vetëm me miratimin e Marrëveshjes së Prespës. Negociatat për anëtarësim filluan dhe presim t’i përfundojmë në janar të vitit të ardhshëm. Kur do të përfundojë pranimi i Marrëveshjes, mund të nënshkruajmë protokoll me IRJM-në. Në fillim të vitit shteti mund t’i bashkangjitet Aleancës. U bëj thirrje të gjithëve të tregojnë përgjegjësi dhe ta shfrytëzojnë atë mundësi”, theksoi Stoltenberg.