Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaErdogan inauguron një xhami të madhe në Këln të Gjermanisë

Erdogan inauguron një xhami të madhe në Këln të Gjermanisë

Në ditën e dytë të vizitës shtetërore në Gjermani, Presidenti turk Rejep Tayyip Erdogan shkoi sot në Këln, për të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë më të madhe në Gjermani. Xhamia nxë deri në 1 mijë e 200 besimtarë dhe ajo është pjesë e shoqatës së xhamive Ditib, që ka Gjermania, ku imamët e ardhur nga Turqia i shërbejnë komunitetit mysliman prej rreth 3 milionë banorësh.

Pranë brigjeve të lumit Rhin, rreth 1 mijë protestues ishin mbledhur për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj Erdoganit. Disa prej protestuesve thanë se nuk e kuptonin përse vendi i tyre bashkëpunon me një person që burgos gazetarët dhe “popullin e vet.” Pranë xhamisë ishin mbedhur edhe një numër përkrahësish të Erdoganit.

Në shkurt të këtij viti, policia gjermane zhvilloi kontrolle në apartamentet e katër imamëve, të cilët dyshoheshin për veprimtari spiunazhi në favor të qeverisë turke, kundër pasuesve të klerikut Fetullah Gulen me banim në Shtetet e Bashkuara, të cilin Ankaraja e akuzon për organizimin e grushtit të dështuar të shtetit.

Ministri gjerman i drejtësisë i asaj kohe, pati thënë se katër imamët ishin anëtarë të Ditibit dhe se sihte shumë e qartë se shteti turk ka ndikim të madh tek kjo shoqatë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments