Një 83 vjeçar ka vdekur pasi është përplasur nga një makinë

0
25

Një shkupjan 83-vjeçar ka vdekur dje pasi që është përplasur dje nga një makinë “folsvagen pasat” në rrugën “Makedonska-Kosovska Brigada”.

Policia sot informoi se i lënduari me automjet të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Terezë” ku është konstatuar vdekja.

Automjetin e ka drejtuar 63-vjeçari B.M. nga Shkupi. Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.