Varros të gjallë pacientët e tij në arkivole të vendosura në zona pyjore. Është ky trajtimi i pazakontë i një psikologu ukrainas, Andrey Zhelvetro, i cili ka vetëm një qëllim, ti bëjë të ndihen gjallë.
Një metodë e pazakontë e zbuluar pak kohë më parë, në një fshat pranë kryeqytetit të Kievit. Një banor i fshatit gjeti mes pemëve 12 arkivola bosh dhe dhjetëra gropa të sapo hapura.
Gjëja e parë që bëri ishte të lajmëronte policinë, ku nga hetimet e kryera u zbulua se gjithçka ishte ideuar nga psikologu Zhelvetro, shkruan koha.mk.
Ai tha se ishte pjesë e një trajtimi psikologjik që bënte me pacientët e tij, në mënyrë që të ndiheshin gjallë, dhe se gjatë kohës që qëndronin nën tokë merrnin frymë me një tub.
Gjithçka u përmbyll me shtrëngim dore me policinë, pasi pacientët e tij deklaruan se groposeshin vullnetarisht dhe se Zhelvetro nuk kishte bërë asnjë krim.