Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka vendosur që Kampionati Evropian në futbollit “EURO 2024” të zhvillohet në Gjermani,
Nëpërmjet një votimi të zhvilluar në qendrën e UEFA-s në qytetin Nyon të Zvicrës u përcaktua vendi organizator i “EURO 2024” ku kandidatë ishin Turqia dhe Gjermania.
Pas prezantimeve të bëra nga përfaqësuesit e dy vendeve kandidate, si rezultat i votimit të zhvilluar nga Bordi Drejtues i UEFA-s, Gjermania fitoi të drejtën për organizimin e “EURO 2024”. /AA/