NPN Proaqua Strugë kujdeset që konsumatorët e saj të pijnë ujë të pastër dhe cilësor mirëpo një pjesë shumë e rëndësishme e fushëveprimit të saj është edhe grumbullimi, largimi dhe pastrami i ujërave të zeza urbane që kryhet nëpërmjet sistemit të Kanalizimit dhe të Kolektorit.
Në muajt e kaluar Drejtori Jeton Shaqiri me ekipin e tij punuan në mënyrë intensive për sanimin maksimal të dëmeve që i janë shkaktuar sistemit të kolektorit në vitet e kaluara sepse aspak nuk është investuar në asnjë pjesë të atij sistemi.
Sot mund të krenohemi me atë që i mirmbajmë rregullisht dhe i kontrollojmë të gjithë stacionet pompuese të Kolektorit në rrethin e Strugës dhe Ohrit, prej të cilëve një pjesë e madhe nuk funksiononin fare ndërsa pjesa tjetër ishin pranë kolapsit.
Gjithashtu kemi punuar shumë dhe ende punojmë në sanimin e të gjithë problemeve të Stacionit të pastrimit në f. Vranishtë ku raportet nga ana e Inspektoriatit për Ambientin Jetësor janë më se pozitive me atë që për herë të parë pas shumë kohe Stacioni i pastrimit funksionon dhe kontribuon për një ambient jetësor të pastër pa ujëra të zeza.
Me respekt, NPN Proaqua Strugë.