Një shtëpi është përfshirë nga zjarri,
dje në mbrëmje në Rrajcë të Prrenajsit.
Mësohet se shtëpia në pronësi të Musa Bogdanit është djegur plotësisht, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e zjarrfikëses.
Nga zjarri janë rrezikuar edhe disa shtëpi aty pranë.
Në shtëpi jetonin 6 anëtarë të një familje të cilët kanë mbetur në qiell të hapur. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e zjarrit.