Në kuadër të fushatës për referendumin, Lëvizja BESA e zhvilloi takime në Kërçovë, Ohër dhe përfundoi në qytetin e Strugës, në të cilën realizoi takime me qytetarët.
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ishte i shoqëruar nga Sekretari Gjeneral dhe njëherit edhe Shefi i shtabit për fushatën e Referendumit, Arjanit Hoxha, deputetët Teuta Bilalli dhe Fadil Zendeli dhe shefi i shtabit komunal të Strugës, Edmond Vejseli.
Kryetari Kasami në fjalim e tij, në mes tjerash theksoi se: “Anëtarësimi në NATO dhe BE, do të garantojë siguri të plotë dhe reforma në gjyqësor. Poashtu e rëndësishme është edhe hapja e negociatave dhe aty do shihen politikanët e përgatitur në aspektin profesional dhe me integritet të plotë politik dhe shumë qartazi do bëhet dallimi mes politikanëve të korruptuar që vlera të vetme i kanë folklorizmat dhe politikanëve që dinë të punojnë dhe të sjellin të mira në shoqëri. T’i themi “PO” Europës si shqiptar e jo si përqindje”.
Kryetari Kasami, gjithashtu tha se mesazhi i Lëvizjes BESA është shumë i qartë pë referendumin dhe duhet masovikisht të përkrahët
“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të angazhohen për sukses të plotë të referendumit dhe vendi sa më shpejt të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së”.
#PO_për_NATO_dhe_BE_si_shqiptar_e_jo_si_përqindje ????