Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionSi mund t’i dallojmë sllavofilët shqiptarë sot?

Si mund t’i dallojmë sllavofilët shqiptarë sot?

Nga Hysamedin Feraj
Si mund t’i dallojmë sllavofilët shqiptarë sot?
Një shenjë e pagabueshme është se vazhdimisht kërkojnë një “armik të përbashkët” dhe, në emër të luftës kundër tij, e “legjitimojnë” shërbimin e radhës ndaj tyre. Dje kërkuan dhe gjetën armik të përbashkët rrezikun “osman”, “fashist”, “nazist”, “borgjez”, “kapitalist”, “terrorist”. Rreziku i përbashkët nganjëhrë është i tipit të përjetshëm si “varfëria”, “sëmundjet”, etj. Njëkohësisht me armikun e përbashkët sllavofilët kërkojnë objektivat e përbashkët: çlirimin nga pushtimi “osman”, “fashist”, “nazist”, “luftën kundër borgjezisë”, “ndërtimin e shoqërisë socialiste”, “anëtarësimin në BE”, “anëtarësimin në NATO”, etj
Sllavofilët shqiptarë nuk mund t’i shquajmë nga përcaktimet konkretë të armikut dhe të projektit të përbashkët me sllavët e Ballkanit, qofshin të vërtetë ose të rremë. Sllavofilët shqiptarë shquhen nga fakti se gjithmonë kërkojnë, dhe prandaj gjithmonë e gjejnë një armik dhe projekt të përbashkët me sllavët e Ballkanit.
Sot sllavofilët shqiptarë në Maqedoni dhe homologët e tyre në Tiranë e Prishtinë e paraqesin si rrezik të përbashkët me sllavët e Maqedonisë rrezikun rus. Me këtë e legjitimojnë mbështetjen e radhës që i japin sot forcimit të shtetit të sllavëve maqedonas duke e anëtarësuar në NATO.
Është e vërtetë se sllavët rusë kanë mbështetë përherë dhe i mbështesin sot sllavët e Ballkanit kundër shqiptarëve, por është e vërtetë se shqiptarët janë sunduar dhe shfarosë përherë vetëm nga sllavët e Ballkanit.
Në NATO anëtarësohet shteti i sllavëve të Maqedonisë, jo pakicat e tij. Për NATO-n, partner dhe anëtar është shteti i sllavëve të Maqedonisë, jo pakicat e zellshme që ta forcojnë shtetin që i sundon pa fituar asgjë prej tij. Rëndomë NATO nuk merr në mbrojtje pakicat në shtetet anëtarë të saj, as kurdët në Turqi dhe as katalonasit në Spanjë. Por NATO ka marrë në mbrotje popujt në shtetet jo anëtarë të NATO-s: boshnjakët (myslimanët) në Bosnjë dhe shqiptarët në Kosovë (të klasifikuar pakicë brenda Serbisë).
Argumenti se sllavët na kanë sunduar meqë kishin aleatë të fortë ndërkombëtarë si rusët është i rremë, sepse sllavët e Ballkanit po na sundojnë edhe tani që kemi aleat fuqinë më të madhe ndërkombëtare: SHBA-në. Sllavët e Ballkanit na kanë sunduar sepse aleatët nuk e dinë që ne ekzistojmë, sepse rëndomë ne e fshehim ekzistencën dhe praninë tonë për aleatët. Kështu vepruan sot shqiptarët në Maqedoni, duke mos i dhanë asnjë shenjë të ekzistencës së vetë si entitet që vendosë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, sepse për dhënien e votës tonë nuk u paraqitëm si palë me të cilën NATO duhej të bisedonte dhe të bënte marrëveshje. NATO mori vesh se ekziston një shtet i sllavëve të Maqedonisë dhe bisedoi e bëri marrëveshje me sllavët. Shqiptarët nuk vendosën t’iu tregojnë sllavëve të Maqedonisë se mund të vendosin për anëtarësimin e këtij shteti në NATO, që pastaj vetë sllavët e Maqedonisë të detyroheshin t’i tregojnë NATO-s se shqiptarët ekzistojnë dhe pra janë vendimtarë për suksesin e anëtarësimit. Pa e shfaqë ekzistencën e vetë në akt, dhe ekzistenca gjithmonë shfaqet si veprim, pra si shqetësim për realitetin (e sllavëve), shqiptarët e fshehën ekzistencën e vetë, dhe për NATO-n mbeten të padukshëm, pra të panevojshëm as të bisedohet me ta, as të kërkohet realizimi i ndonjë te drejtë të tyre. Prandaj NATO nuk ka më asnjë arsye t’i ndihmojë më tej qoftë dhe për njohjen si shtetëformues të shtetit të Maqedonisë, duke e lënë atë shtet të sllavëve, teksa shqiptarët fshihen në qetësinë që na sjellë mosekzistenca përkundër shqetësimit që bartë ekzistenca. Gjithë çka mund të kërkojë në të ardhmen NATO nga shqiptarët është të mos e destabilizojnë një shtet anëtarë të saj.
Përfundimisht, rreziku rus është real, por sunduesit e drejtpërdrjetë, realiteti veprues (aktualitet) dhe praktik i përditshëm mbi shqiptarët janë sllavet e Maqedonisë. Prandaj krejt në traditën shekullore të sllavofilëve shqiptarë, partitë politike sllavofile në Maqedoni dhe homologët e tyre në Shqipëri dhe Kosovë, gjetën një “armik të përbashkët” që ta legjitimojnë mbështetjen e tyre pa kushte ndaj një shteti të sllavëve të Ballkanit që i sundon shqiptarët. Krejt në atë traditë, ata iu bashkuan një projekti të disa sllavëve të Ballkanit dhe kundërshtuan që t’i bashkohen projektit shqiptar për forcim e bashkim kombëtar duke e mallkuar atë dhe përfaqësuesit e tij (si të dëmshëm për kombin shqiptar!). Të tillë, të pandryshueshëm janë sllavofilët shqiptarë. Mundësia e vetme mbetet ndryshimi i mbështetësve të tyre mendjelehtë ose të papërgjegjshëm.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!