Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko sëbashku me drejtorin e Rrugët e Maqedonisë z.Gajur Kadriu dhe përgjegjësin e filialit të Rrugëve të Maqedonisë Strugë z. Destan Bajrami mbikqyrën nga afër punimet e rrugës në hyrje të fshatit Llabunishtë.
Prej disa kohësh, ka filluar sezoni i asfaltimit në territorin e Komunës së Strugës ku edhe sot Kryetari i Komunës së Strugës doli në teren sëbashku me z. Kadriu dhe me z. Bajrami për të parë nga afër punimet për rehabilitimin dhe asfaltimin e rrugës në hyrje të fshatit Llabunishtë me gjatësi prej 1400 m dhe gjërësi mesatare 6 metra, investim ky në bashkëpunim me Komunën e Strugës dhe “Rrugët e Maqedonisë”. Ky aks rrugor ishte problematik për banorët e kësaj zone.
Ndër tjera z. Kadriu u shpreh se bashkëpunime të tilla me Komunën e Strugës do të vijojnë edhe më tej, për rrugët regjonale brenda Komunës së Strugës.
Zyra për marrëdhënie me publikun
Komuna e Strugës