Zyra e jashtme për punë kriminalistike Strugë ka ngritur aktakuze penale deri te Prokurorisa Publike kundër 30 vjecarit dhe 32 vjecarit, të dy nga Struga për shkak dyshimit te bazuar per kryerjen e veprës penale “prodhim të paligjshëm dhe shitje të lendeve narkotike dhe substancave psikotrope”. Personave te lartë permendur u ështe caktuar paraburgimi deri në 30 ditë .
Më 19 shtator, ne zonën që mbulon Sektori për Punë të Brendshme Ohër- Strugë nga ana e Departamentit të Policisë Kriminale në koordinim me SPB-Ohër në hyrje të fshatit Koroshishtë kah fshati Volinë ështe ndaluar një automjet i tipit “Golf”, në të cilin ishin të dy personat e paraqitur. Pas ndalimit të automjetit, një nga personat doli nga automjeti dhe filloi të vraponte. Nga ana e zyrtarëve të policisë është kryer identifikimi i individëve dhe është gjetur një qese me 13 paketime me lendë narkotike marihuanë. Ёshtë bërë kontrolli te personat e lartë përmendur dhe me Vërtetim per marrjen e perkohëshme të sendeve të sekuestruara merren edhe tre telefona celularë, dy SIM kartela dhe një kornizë nga një operator celular. Gjatë kryerjes së bisedës me personat, personi i parë i paraqitur dha të dhëna se ka blerë marihuanë nga një person i panjohur në R. e Shqipërise dhe të njëjtën duhej tja shiste një personi në Tetovë.
Zëdhenëse e Sektorit për Punë të Mbrendëshme Ohër
Merlina Islami