Lëvizja BESA fushatën e Referendumit e vazhdoi në Komunën e Tearcës, në të cilën zhvilloi disa takime me qytetarët e kësaj komune.
Në këto takime bashkë me Kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ishin edhe Sekretari Gjeneral dhe njëherit edhe Shefi i shtabit për fushatën e Referendumit, Arjanit Hoxha, deputetja Teuta Bilalli, nënkryetarët Abdush Demiri dhe Kastriot Rexhepi, poashtu edhe kryetari i degës Daut Memishi.
Kryetari Kasami në fjalimin e tij u shprehë se: Lëvizja Besa, gjithmonë ka përkrahur ndryshimet, që janë në të mirën e qytetarëve dhe të njejtën do ta bëj duke përkrahur Referendumin, që të kaloi me sukses, dhe pastaj Maqedonia të jetë pjesë e Natos dhe BE-së.
Kryetari i Lëvizjes BESA, gjithashtu tha se për të garantuar sigurinë dhe paqen për t’i thënë STOP ndikimeve nga qarqet anti NATO në Maqedoni, duhet të votojmë “PËR” në referendum.
#PO_për_NATO_dhe_BE_si_shqiptar_e_jo_si_përqindje ????