Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i shoqëruar nga nënkryetari Kastriot Rexhepi në Tiranë u takuan me Ministrin e Shtetit për Diasporë pranë Qeverisë Shqiptare, z.Pandeli Majko.
Në këtë takim u shkëmbyen mendime të ndryshme rreth shumë çështjeve politike dhe për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. U bisedua edhe për referendumin dhe për sfidat që e presin vendin pas referendumit siç janë; ndryshimet kushtetuese, që është një mundësi jetike për shqiptarët për të artikuluar gjithë kërkesat e tyre dhe kushtetuta e Maqedonisë 20% të zëvendësohet me shqiptar ose gjuhën shqipe. Kryetari Kasami edhe njëherë u shpreh se po punohet me të gjitha kapacitetët që referendumi të ketë sukses, pamvarësisht qarqeve të ndryshme anti NATO dhe BE që duan ta dështojnë referendumin.
Të dy palët u dakorduan që takime vëllazërore të realizohen edhe në të ardhmen për të bashkërenduar çështje që kanë të bëjnë me interesin e shqiptarëve.