Para një kohe të caktuar, në zonën më të gjërë të Pollogut, në vende të veçanta, mund të vërejmë zjarre të ndezura, dhe të lëna aktive pa mos u fikur, ku zjarret dhe timi fillojnë të përhapen, me shpejtësi për rreth.
Vendet më të shpeshta ku ndizen këto zjarre, janë fushat, në të cilat janë vjelur prodhimet bujqësore, ku menjëher mblidhen mbeturinat nëpër megjet e arrave dhe digjen, praktikë kjo e bujqive në këtë periudhë të vitit.
Duke marur parasysh, se zjarret jo rrallë përhapen me të madhe, duke shkaktuar dëme të mëdha, gjë që kësaj periudhe ka ndodhur shpesh, por edhe sipas paralajmërimeve të sinoptikëve, se do të mbaj kohë relative e ngrohtë dhe e thatë, Sektori për punë të brendëshme Tetovë ,,APELON,, para së gjithash deri të bujqit, të mos ndezin zjarre, dhe më pas të largohen duke lënë zjarrin e ndezur, por edhe mos të hudhin djegurina të pa fikura mirë, deri sa janë duke punuar nëpër arrat e tyre.
E njëjta gjë, vlenë edhe për qytetarët të cilët për shkak të nevojave të llojllojshme, lëvizin nëpër pyje, dhe ju këshillohet të jenë maksimalisht të kujdesëshëm, ku mjafton vetëm në shkëndi e vogël, të kthehet në një stuhi të madhe zjarri, e cila më pasë është shumë rrëndë që të lokalizohet, dhe ka mundësi që të ketë, gjegjësishtë të rezultojë me pasoja serioze, për jetën dhe pronën e një numri të madhë njerëzish.
Sektori për punë të brendëshme Tetovë, ju rikujton se, shkaktimi i qëllimshëm i zjarreve paraqet padi penale, për të cilën nvarësishtë nga rrethanat dhe pasojat, janë të parapara edhe dënime me burg për më shumë vjetë.