Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniDëshmitari i mbrojtur: Çavkovi organizoi grupin për 27 prillin, Zaev dhe Sela...

Dëshmitari i mbrojtur: Çavkovi organizoi grupin për 27 prillin, Zaev dhe Sela duhej të vriteshin!?

“Pas ngjarjeve të 27 prillit, grupi që ka ndërhyrë në Kuvend, që tani është në bankën e të akuzuarve për këtë rast ka pasur takim edhe me Mitko Çavkov, ish-drejtorin e Byrosë së Sigurisë Publike. Ata kanë qenë të hidhëruar me të, për shkak se ai ka qenë njeriu që drejtpërdrejt i ka organizuar për ngjarjen në Kuvend. Gjithashtu ishin të hidhëruar edhe në Nikolla Gruevskin, për shkak se ai ishte organizatori, ndërsa Çavkov vepronte sipas urdhërave të tij.

Ata ishin të hidhëruar sepse Gruevski natën kur doli në televizion dhe u distancua nga të gjithë dhe ngjarja”, kjo është pjesë e dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur të koduar si C1, i cili do të paraqitet në procesin gjyqësor për këtë rast, shkruan portali SVEDOK, transmeton INA.

Dëshmitari ka dhënë detaje edhe për ndërhyrjen në Kuvend dhe se disa nga të akuzuarit kanë pasur armë.

“Më 27 prill 2017, Jane Çento ka qenë në komunikim me Ninxhën, përmes viberit. Jane e ka pyetur se si është situata në Shkup. Ninxha i ka kthyer ‘keq’. Jane të nesërmen rreth orës 16.00 me makinën e nënës së tij është nisur drejt Shkupit. Nga grupi i tij veçmë kishin ardhur dhe janë takuar në një kafeteri në Qendrën Tregtare të Qytetit (GTC). Më pas janë takuar me Ninxhën në Dion. E dij që të ndarë janë drejtuar drejt Kuvendit. Ninxha me grupin dhe Dimçe Hristovski Zhaba të parët kanë hyrë. Jane më pas me telefon e kërkonte Zhaban, sepse i kishte humbur nuk Kuvend, nuk mund ta gjente. Të përmendi se Jane Çento, Igor Jug dhe Zhaba kanë pasur pistoleta kur kanë hyrë në Kuvend. Në një moment këta dy të fundit i kanë nxjerrë pistoletat, por Jane jo. Kanë pasur për qëllim që ta vrasin Zoran Zaevin, Damjan Mançevskin dhe Ziadin Selën. E dij që Jane me diçka të zezë e goditi Zaevin, godiste ate, por ishte goditur Mançevski. Qëllimi ishte që të qëronin hesapet me Zaevin dhe Selën”, rrëfen dëshmitari i mbrojtur, që për shkak të sigurisë së tij dhe rrezikut ai do të dëshmojë si C1, shkruan portali maqedonas SVEDOK.
Më tej theksohet në dëshmi se Çento non stop ka qenë në komunikim me Çavkovin, nga i cili ka marrë direktiva se si të veprohet në Kuvend, si të asgjësohen kamerat dhe ku drejt të drejtohen për të goditur caqet e tyre. Sipas tij, të nesërmen më 28 prill të gjithë pjesëmarrësit përfshirë edhe Goran Angelov janë takuar në Mogila të Prilepit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!