Viti 2018 mund të jetë një vit i dështimit dhe mos realizimit të asfaltimit të disa rrugëve në zonat shqiptare. Siç mësohet Agjencioni i Rrugëve në krye me Zoran Kitanov nuk do të hap tender për këto rrugë. Gjatë vitit 2018 me plan program qeveritar ka qenë të asfaltohen disa rrugë edhe atë rruga Shkup – Bllacë, Tetovë – Kodra e Diellit dhe Tetovë – Gostivar këto rrugë këtë vit nuk do të kenë fatin që të asfaltohen.
Nëse këtë vit nuk do të asfaltohen atëherë Zoran Kitanov mund të jetë një nga drejtorët më të dobët në qeverinë e Zoran Zaevit.
Ndryshe edhe pas shumë premtimeve të mëdha të kryeministrit Zaev se Maqedonia nuk do të jetë si më parë, siç duket ajo vazhdon edhe më keq se më parë pasi drejtor dhe ministrat maqedonas vazhdojnë të bëjnë dallime në investime aty ku janë shqiptarët/TS/