Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniRrëfehet vrasësja e prindërve dhe motrës: “Nuk më lanë të martohem me...

Rrëfehet vrasësja e prindërve dhe motrës: “Nuk më lanë të martohem me italian”

Policia e Maqedonisë ka arritur në përfundim të zbardhjes së shkaqeve që çuan 28-vjeçaren B.P të vret në mënyrë makabre babain, nënën dhe motrën 13-vjeçare në shtëpinë familjare në Dibër.

Vrasja e tmerrshme që ndodhi më 27 gusht është organizuar pikërisht nga vajza e madhe B.P, e cila pas arrestimit të djeshëm nga Policia e Maqedonisë, ka pranuar se është organizatore e vrasjes së trefishtë, por jo edhe ekzekutuese.

Burime zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme i kanë thënë gazetës KOHA se, pas hetimeve të pandërprera dhe pas marrjes në pyetje të të akuzuarës, 28-vjeçarja është arsyetuar se vrasjen e babait, A.P (55-vjeç), nënën N.P (53-vjeçe) dhe motrën e vogël 13-vjeçaren A.P, e ka bërë pasi e kishin penguar të martohet me të dashurin e saj, shtetas italian.

“E akuzuars ka pranuar se vrasjen e ka organizuar pikërisht ajo, por jo edhe ekzekutimin. Po hetohet pistoleta, e cila ishte blerë nga F.G (33-vjeçar) nga Gostivari, ndërsa ishte në pronësi të dajës së tij, V.M (66-vjeçar) nga Dibra, gjithashtu i akuzuar në këtë vrasje të trefishtë. Arsyetimi i 28-vjeçares para punonjësëve policor ka qenë se, prindërit e kanë penguar të martohet me një italian”, thonë zyrtarë të policisë.

Për këtë vrasje kanë shkruar edhe disa media në Itali, vend ku familja Pocesta ka qëndruar dhe punuar. Gazetat italiane kanë raportuar se vajza e madhe, e cila akoma nuk përjashtohet mundësia që ajo të jetë vrasësja dhe jo vetëm organizatorja, ka qenë e varur prej drogës dhe në disa raste ka përdorur lëndë narkotike.

Ndërsa disa mediume në vendin tonë, pak ditë pas vrasjes njoftuan se ajo vrasjen e ka kryer për shkak të pasurisë së prindërve të saj, që mund të jetë miliarda.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!