Një ngjarje e tmerrshme është zbuluar në Tiranë, ku një 25- vjeçare është abuzuar seksualisht për 16 vite nga babai i saj.
Historia tronditëse ka nisur kur vajza ishte vetëm 9 vjeç dhe prindërit e saj u divorcuan.
Nëna u largua nga banesa e tyre duke i lënë dy vajzat dhe djalin e mitur me babanë e tyre monstruoz.
Ata të katërt ishin të detyruar të banonin në një dhomë ku skamja ishte ajo që shihnin çdo ditë.
Por kjo nuk ishte e vetmja tragjedi për 9-vjeçaren pasi ajo u përdhunua për 16 vitet më pas nga i ati.
Tashmë 61-vjecar, i a me inicialet Q.N është arrestuar pasi vajza e ka denoncuar ditët e fundit.
Sot 25 vjecare, ajo ka rrëfyer gjithçka tek murgeshat, ndërsa në moshën 19 vjeçare ka mbetur shtatzënë me babain e saj dhe e ka abortuar fëmijën.
Skenat e marrëdhënies seksuale me dhunë kanë ndodhur brenda dhomës që ata e quanin shtëpi, kur në banesë nuk ndodheshin dy fëmijët e tjerë. Historia e tmerrshme, sipas kallëzimit të vajzës, nis një ditë kur babai i saj në gjendje të dehur kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me të, në atë kohë vetëm 9 vjeç. Nga ajo ditë nuk u ndal më së abuzuari me të.
Vitet e fundit vajza angazhohej me komuniten e murgeshave, e në një prej bisedave mes tyre, vajza ka gjetur guximin të tregojë tmerrin që i kishte shkatërruar jetën. Një vajzë e mbyllur, që rrallë fliste me njerëzit. Por që ngrohtësia e gjetur pranë motrave murgesha e bëri atë të rrëfejë tragjedinë e jetës së saj. Pas historisë shokuese murgeshat, me pëlqimin e vajzës, kanë njouar policinë, ku efekvët e policisë në Tiranë bënë të mundur arresmin e babait përdhunues 61-vjecari ka treguar thuajse gjithçka pranë uniformave blu, me një gjakohtësi të frikshme.
Në dëshminë e tij ai nuk lë pa akuzuar edhe të bijën, duke hequr nga barra e fajit përgjegjësinë e tij.
Ai ka thënë:
Në moshën 19-vjecare, vajza ka mbetur shtatzënë me babain e saj, dhe ka kryer një abort, detaj ky i pranuar nga të dyja palët. Prej gjashtë vitesh tashmë babai dhe vajza jetonin të vetëm në banesë, pasi vajza tjetër e tyre ishte martuar, ndërsa djali kishte dalë të jetonte i vetëm me qira.
Ditët e fundit vajza ishte larguar nga banesa dhe babai e kishte denoncuar të zhdukur, por pa ditur se ajo gjendej pranë murgeshave tek të cilat kishte mundur që pas 16 vjetësh të fliste për historinë e dhimbshme me babain e saj përdhunues.
Policia e Tiranës i ka dorëzuar materialet procedurale në Prokurori. Ndaj 61-vjecarit janë ngritur tre vepra penale të parashikuara nga nenet 106, 100 dhe 130/a të Kodit Penal. Konkresht ato janë marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me personat në gjini ose nën kujdestari, marrëdhënie seksuale me të mitur dhe dhuna në familje. Vepra penale për të cilat nëse merret vendimi i dënimit maksimal, rrezikon deri në 37 vjet burg. Nëse do të dënohet me vendim maksimal, kjo për 61-vjecarin do të thotë të kalojë pjesën e mbetur të jetës, në burg.
Sipas Express që në momentin e parë të denoncimit vajza është nën kujdesin e punonjësve sociale.