Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShowbiz(FOTO) Kjo martesë ka mahnitur të gjithë, lexoni historinë e çiftit shqiptar

(FOTO) Kjo martesë ka mahnitur të gjithë, lexoni historinë e çiftit shqiptar

Viti 2018 ka qenë një vit i ngjeshur sa i përket martesave në Prizren, shkruan 04 Online. Por, ne ju kemi sjellur dasmën e këtij viti e cila do të mbahet mend për shumë vite dhe për shumë arsye. Dy të ri kanë kurorëzuar dashurinë e tyre të cilën e kanë ushqyer me respekt, mirësjellje e harmoni ndër vite. Bëhet fjalë për Mahmut Tarashaj dhe Valentina Elshani – Tarashaj.

Ju kujtojmë se Mahmuti ka patur para disa viteve një aksident, nga i cili ka mbetur në karrocë. Por angazhimi i tij në fusha të ndryshme nuk ka munguar. Ka organizuar mbrëmje muzikore, ka menaxhuar këngëtar dhe ka realizuar disa biznese. Ndërsa Valentina është e njohur në fushën e modës, shkruan 04 Online.

Ne jo rastësisht e kemi quajtur si dasmën e vitit 2018, pasi çifti në vazhdimësi ka përcjellur një mesazh që aty këtu i ka munguar shoqërisë sonë, pra që të gjendemi në të mirë e në të keq pranë atyre që i duam dhe na duan. Këtë e kanë dëshmuar Mahmuti me Valentinën. Çdoherë pranë njëri tjetrit, çdoherë për njëri tjetrin derisa janë bërë model për të rijtë tjerë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments