Në SPB Shtip, mbrëmjen e djeshme, 48 vjeçari A.A nga fshati Milino ka denoncuar se me thikë është therur në pjesën e barkut nga bashkëshortja e tij, E.A.
Ai me urgjencë është dërguar në Qendrën Medicinale në Veles ku i është nënshtruar intervenimit kirurgjik.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.