Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëKërcënohet hoxha: "Na jep 35 mijë euro ose të shkoi koka"

Kërcënohet hoxha: “Na jep 35 mijë euro ose të shkoi koka”

Studiuesi i shkencave Islame, Mustafa Bajrami, gjatë ditës së djeshme ka marrë një kërcënim të rëndë. Ai thotë se një fytyrë e njohur publike në vend i ka kërkuar atij haraç, në të kundërtën do të ndodhë tragjedi. Hoxha thotë se ia kërkuan 35 mijë euro.
“Ose 35000 euro, ose koka. Ky ishte ultimatumi i deridjeshëm. Pas ndërhyrjes së një fytyre shumë të njohur publike në Kosovë (jo fytyrë politike), çmimi ka ra, por, sipas ndërmjetësuesit, gjithqysh diçka duhet paguar”, ka shkruar Hoxha në rrjetin social të tij.

Por hoxha Mustafa Bajrami nuk ka dhënë detaje se kush e ka kërcënuar dhe për çfarë arsye.

“I them botnisht zotëriut dhe zotërinjëve të involvuar. Nuk ka forcë në këtë botë që mund të më detyrojë të bëjë diçka jashta vullnetit tim. Siç i kam quar selam mbrëmë edhe sot nga këtu i them; Pushka top iu bëftë se unë nuk frikohem. Kurrë dhe në asnjë mënyrë asnjë cent s’ka për ta marrë. Dinjitetin tonë familjarë kemi për ta ruajtur, për aq sa dimi dhe për aq sa mundemi. Presim ndihmën e shtetit tonë..!”, ka përfunduar Mustafa Bajrami. /GazetaExpress/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments