Më datë 06.08.2018 në ora 12 e 30 minuta, në stacionin policor të Tetovës, ka ardhur personi M.P. (46) nga Tetova, dhe ka denoncuar se më datë 04.08.2018, rreth orës 14.00, denoncuesi bashkë me familjen e tij kanë qenë mysafir, dhe kur është kthyer në shtëpi diku rreth orës 17.00, gjyshi i tij e ka informuar se vajza e tij 17 vjeçare është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur, dhe deri në momentin e denoncimit, e njëjta nuk është kthyer në shtëpi.
Meren të gjitha masat dhe aktivitetet, për gjetjen e vajzës së humbur.