Rasti i fundit flagrant i kapjes së emigrantëve shqiptarë është thuajse i pabesueshëm… në ditën e tij të ditëlindjes torta që i vjen në shtëpi është e “zbukuruar” me euro, karta krediti dhe kokainë!
Kaq ka mjaftuar që policia të niste interesimin për destinacionin e tortës, për të mësuar se kush ishte porositësi dhe marrësi i saj. Me të gjetur adresën e “marrësit”, policia ka shkuar në shtëpinë e atij që kishte ditëlindjen. Surpriza i dedikohej një shtetasi shqiptar, i cili rezultonte se ishte i njohur me precedentë penalë pikërisht për drogën.
Media lokale shkruan se shqiptari ndodhej në arrest shtëpie dhe për shkak të tortës është thirrur për të dhënë shpjegime.