Qytetarët e Maqedonisë që janë me punë të përkohshme në Gjermani dhe ata që planifikojnë të jetojnë në këtë vend janë në pritje të hyrjes në fuqi të masës së re për njohjen e patent shoferave të Maqedonisë nga shteti gjerman.
Nga Ministria e Jashtme në Shkup theksuan për MIA se marrëveshja duhet të nënshkruhet shumë shpejt, por nuk precizojnë se kur do të ndodhë.
Qeveria e Maqedonisë më 26 qershor miratoi deklaratën për ti hapur rrugë njohjes së ndërsjelltë të patent shoferave me Gjermaninë.
“Opinioni do të njihet me kohë për terminin e saktë për nënshkrimin e deklaratës së përbashkët për njohjen e patent shoferit, pasi që të dyja palët të dakordohen se kur do të ndodhë nënshkrimi”, theksuan nga MPB për agjencinë e lajmeve MIA.
Me këtë marrëveshje, qytetarët e Maqedonisë në Gjermani nuk kanë nevojë të kenë patent shoferi ndërkombëtare. Ata që kanë të rregulluaj leje qëndrimin në Gjermani me kërkesë të tyre mund të bëjnë ndërrimin e patent shoferit, duke e marrë ate gjermane. Kushti i vetëm është që ata të kenë leje qëndrimi së paku 185 ditë në vit. Marrëveshja duhej të nënshkruhej në shkurt të 2018, kur kryeministri Zaev ishte në Berlin, por kjo nuk ndodhi, sepse nuk ishte finalizuar marrëveshja, për shkak të disa problemeve teknike.
Maqedonia deri tani marrëveshje të tilla ka nënshkruar me Italinë, Spanjën, Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnjë – Hercegovinën, ku njihen patent shoferat e dyja vendeve. Ndërsa së shpejti do të nënshkruhen edhe me Turqinë, Kosovën dhe Britalinë e Madhe, por në të ardhmen edhe me Australinë dhe Zelandën e re, njoftuan nga MPB.