Gjatë shënimit të sotëm të “Ditës së Republikës” në Krushevë ku ka marrë pjesë edhe presidenti Gjorge Ivanov, disa pjesëmarrës kanë bërë thirrje raciste ndaj shqiptarëve.
“Shqiptari i vdekur, shqiptari i mirë”, janë thirrjet që u dëgjuan në “Meçkin Kamen” në Krushevë, gjatë kohës kur delegacioni i Qeverisë së Maqedonisë vendoste lule para përmendores së të vdekurve në Kryengritjen e Ilindenit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sjellja e disa nga të pranishmëve është dënuar menjëherë në rrjetet sociale si sjellje pa dinjitet.