Maqedonia gjendet në fund të listës së shteteve ku qytetarët nuk mund t’ia mundësojnë vetes një javë pushim. Këtë e tregoi studimi i “Eurostat”.
Më shumë se një e treta e qytetarëve të Maqedonisë apo 65.3% nuk mund t’ia mundësojnë vetes një pushim. E njëjtë është gjendja në Serbi me 62.8%, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas studimit, një e treta e popullatës në BE apo 32.9% nuk mund t’ia mundësojnë vetes një pushim vjetor. Gjendje më të mirë e ka Norvegjia, ku vetëm ^% e qytetarëve nuk mund t’ia mundësojnë vetes pushim javor. Pas Norvegjisë gjendet Suedia me 8.2%, e më pastaj Zvicra me 8.9% në vitin 2016.
Nga anëtaret e BE-së, gjendjen më të keqe e ka Rumania, ku dy e treta e popullatës nuk mund të mundësojë pushim vjetor, kurse pas Rumanisë vjen Kroacia me 61.2A%.
Në Turqi është 71.5% (sipas të dhënave të vitit 2015) që qytetarët nuk kanë para për pushim vjetor.