Skuadra futbollistike “Vllaznimi” është shpallur kampione e “NJSL” (North Jersey Soccer League) duke shënuar një rekord me 12 fitore dy barazime dhe vetëm një disfatë në 15 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon në “Ligën futbollistike të njohur si “North Jersey” në shtetin e Nju Xhersit. Presidenti i klubit Arif Sela ka pranuar trofeun të ndarë nga zyrtarët e ligës, ndërsa ka falenderuar të gjithë lojtarët dhe aktivistët e tjerë që kontribuan në këtë sukses të rëndësishëm për skuadrën. Përvec trofeut të kampionëve, “Vllaznimi” ka nxjerrë edhe golashënuesin më të mirë të ligës i cili është qendërsulmuesi Dritan Sela me gjithësej 14 gola. ” Jam i lumtur për sukesin e skuadrës dhe sigurisht edhe për trofeun personal, megjithatë meritat janë të gjithë bashkëlojtarëve të mi. Së bashku po bëjmë një punë të shkëlqyeshme që i tejkalon kufijtë e suksesit sportiv, duke vepruar dhe duke u argëtuar bashkë ne si shqiptarë e sidomos si strugan këtu në SHBA. Kjo skuadër është një mision, ka traditë dhe ka edhe ardhmëri, ne do të vazhdojmë me sukseset e radhës” tha golashënuesi më i mirë Dritan Sela. Skuadra e Vllaznimit vepron në kuadër të Qendrës kultuore shqiptaro-amerikane me QKSHA me seli në Riverdale të Nju Xhersit, ndërsa është themeluar në vitin e largët 1976 duke e bërë kështu shumë më atraktive dhe duke mbajtur gjalle frymen sportive dhe jo vetëm të komunitetit shqiptar e sidomos atij strugan në SHBA.Në këtë ekip pjesa dërmuese e lojtarëve janë të rinjë struganë që jetojnë në SHBA por ka edhe disa futbollistë të tjerë shqiptarë si nga Mali i Zi dhe Shqipëria.