Një 26 vjeçar nga Velesi dje u gjet i vdekur në një shtëpi në Ohër, në rrugën “Pitu Guli”, informojnë nga SPB-Ohër, përcjell Struga Ekspres.
Vdekja e 26 vjeçarit është konstatuar nga mjekët e ndihmës së shpejtë.Ekipet e policisë në Ohër po hetojnë rastin dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për të kryer obduksionin,informojnë nga MPB-ja e Ohrit.
(Struga Ekspres)