Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBilall Kasami takohet me ambasadorin amerikan në Shkup

Bilall Kasami takohet me ambasadorin amerikan në Shkup

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i shoqëruar nga nënkryetari Kastriot Rexhepi dhe sekretari gjeneral Arjanit Hoxha realizoi takim me ambasadorin e SHBA-ve në Shkup, z. Xhes Bejlli.

Në këtë takim u diskutua për aktualitetin politik në vend me theks të veçantë për marrjen e ftesës për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në NATO, mbajtja e Referendumit, zbatimi i marrëveshjes për çështjen e emrit dhe reformat në gjyqësor si një ndër kërkesat kryesore për vendin për proceset integruese në strukturat euroatlantike.

Kryetari Kasami çmoj lartë kontributin e shtetit Amerikan për vendosjen e drejtësisë në vend dhe zbatimin e plotë të reformave për një të ardhme më të mire për të gjithë qytetarët pa dallim përkatësia e tyre etnike apo religjioze.
Gjithashtu Kryetari Kasami shprehu gadishmërinë e tij si Lëvizje BESA dhe si parti opozitare që të kontriboj fuqishëm për referendumin me të vetmen arsye, të rezultoj i suksesshëm dhe vendi të mos ketë përsëri krizë të thellë politike.

Të dyja palët u pajtuan për takime dhe komunikim të rregullt edhe në të ardhmen

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!