Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionAfrim Gashi: Të shkojmë në Europë si “europianë”

Afrim Gashi: Të shkojmë në Europë si “europianë”

Te shkojmë në Europë si “europianë”

Të gjithë ne duhet të mburremi me këtë Maqedoni, që ia doli të hyjë në paradhomën e BE-së. Por, tani ka ardhur koha kur, gjithashtu, duhet ta drejtojmë shikimin nga vetvetja dhe të shohim se cilat gjëra duhet t’i ndryshojmë që në Bashkimin Europian të hyjmë si europianë, e jo si të ardhur nga një vend të cilin Europa e ka pranuar shkaku i mëshirës e jo se e ndjen si pjesë të barabartë të vetvetes. Besoj se e para gjë që duhet bërë, që Maqedonia të jetë Europë, është që të gjithë ta bëjmë këtë vend të banueshëm për rininë tonë. Për ta arritur këtë, parakusht është që rininë ta bëjmë bashkëpjesëmarrëse në vendimet tona, që atyre të cilëve u takon e nesërmja, brezave të rinj, të kenë mundësi të vendosin për fatin e tyre. Paralelisht, duhet çlirohemi edhe nga e kaluara e zymtë e kohës së parullave “vdekje për shqiptarët”.

Në emër të Lëvizjes BESA i porosis të rinjtë që ta kultivojnë dhe të kontribuuojnë për mendësinë se lumturinë nuk mund ta kërkosh në kurriz të fatkeqësisë së tjetrit, se tani e tutje duhet të zënë vend vetëm “mbishkrimet” që promovojnë bashkëjetesë dhe tolerancë të ndërsjellë.

Rrugëtimin ynë final drejt Brukselit duhet ta shfrytëzojmë edhe për anulimin e dallimeve të brendshme në në shtetin tonë të përbashkët. Kështu, kjo do të na bëjë të dallueshëm brenda Europës, duke dëshmuar për bashkëjetesën shekullore të popujve të këtyre hapësirave.

Si shqiptarë autoktonë të këtij vendi ne do të dëshmojmë edhe kësaj radhe se gatishmëria dhe kontributi ynë do të jetë qenësor për një jetë më të mirë dhe me dinjitet për të gjithë.

Shkup, 17.07.2018
Afrim Gashi, kryetar

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!