Thursday, May 15, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiRevoltohet mërgimtari nga Veleshta, investuam në kënd fëmijësh, lodrat përfunduan në magazin

Revoltohet mërgimtari nga Veleshta, investuam në kënd fëmijësh, lodrat përfunduan në magazin

Shkollat shqiptare në Maqedoni janë tmerr i vërtetë. Jo vetëm që investime nga ana e Ministrisë së Arsimit janë të pakëta, por ndodhin raste edhe kur një prind ose mërgimtar investon në një shkollë të caktuar, drejtoria e shkollës dhe personat kompetent të mos kujdesen për mirëmbajtjen e tyre.

Një rast i këtillë ka ndodhur në Veleshtë të Strugës, ku mërgimtari zviceran i revoltuar ka nxjerr ne rrjetet sociale fotografitë e katandisjes së investimit të mërgimtarëve. Ai pyet: Na thatë që lodrat janë prishur! Nuk paska qenë ashtu, i ka marrur drejtori në magazinë.

Mërgimtari me inicijalet I.B shkruan:

“U investu 15 000 CHF në shkollën e Veleshtës.
As viti se mbërriu. Ja niveli i mirëmbajtjes!

Fillimisht që nga dita e parë Drejtori gjeni i shkollës i hoqi mjetet kryesore të lodrave për tu argëtuar fëmijët me arsyen se fëmijët nuk hynë në mësim.

E c’far institucioni drejton kur nuk je në gjendje me mbajt rregull?

E në Zvicër është hap lajmi se fëmijët i prishën shpejt lodrat, kur e vërteta është ndryshe, që lodrat nga dita e parë janë të mbyllura në magazinën e shkollës apo dhe në zyrën e drejtorit.

Mirë ajo, po me parkun c’patet që s’po e mirëmbani?

Veleshta meriton më shumë se kaq.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments