NPN Proaqua Strugë apelon deri tek shfrytëzuesit e fshatit Ladorisht
Ju lutemi të gjithë shfrytëzuesve të ujit të pijshëm që siguron NP “Proaqua”-Strugë në f.Ladorisht, të tregohen vigjilent me ujin i cili është shumë i rëndësishëm sidomos në këtë periudhë kohore, të dëshmojnë humanitetin, madje duke denoncuar të gjithë ato të cilët në mënyrë të papërgjegshme keqpërdorin ujin në masë të madhe duke ujitur hapësirat e gjelbërta
Nuk duhet të lejojmë që për shkak të papërgjegjësisë së disa banorëve një pjesë e madhe e banorëve të përballet me mungesë të ujit të pijshëm. Ne tashmë kemi vendosur në dispozicion numrin e telefonit 046/522-533 ku cdo person mund të paraqesë cdo keqpërdorim. Gjithashtu kërkojmë nga ju që ti ndihmoni ekipit të NPN Proaqua Strugë dhe ekipit të bashkësisë lokale për të parë gjendjen aktuale të ujëmatësit ndërsa të gjithë personat të cilat nuk kanë ujëmatës u bëjmë thirrje që të njëjtët të vendosin pasi me vendim nga Këshilli Drejtues të njëjtëve do tju faturohet me hamendje prej 50 m3 ujë. Megjithatë e gjithë kjo nuk do jetë e mjaftueshme nëse vetë NE, shfrytëzuesit e këtij rrjeti nuk dëshmojmë kulturën e duhur dhe respektin për njëri tjetrin duke mos keqpërdorur ujin e pijshëm.
Në pritje që të gjithë të sillemi në mënyrë të ndërgjegjshme ashtu siç çdo kush të ketë ujë të pijshëm, i përshëndesim të gjithë konsumatorët tanë.
NPN Proaqua -Strugë