Për shkak të ekzistencës së bazës së dyshimit për kryerjen e veprës penale “vjedhje të rëndë”, policia e Strugës ka ngritur padi penale ndaj një 57 vjecari nga Struga në Prokurorinë Publike .
Në periudhën janar-mars të këtij viti, i dyshuari me qëllim të përfitimit të pronës, duke përdorur një mjet dhe forcë fizike ka hyr në një shtëpi në rrugën “Stiv Naumov” në Strugë. Pas kërkimit të dhomave, mori një televizor, bizhuteri ari dhe sende të tjera.