Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëJa si e kujton Behgjet Pacolli Sllobodan Millosheviqin

Ja si e kujton Behgjet Pacolli Sllobodan Millosheviqin

Në një intervistë për BBC në gjuhën serbe, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli, ka përkujtuar një takim që kishte pasur me Sllobodan Millosheviqin.

Pacolli, transmeton Koha.net, thotë se për herë të fundit me Millosheviqin ishte takuar në vitin 1998.

“Kemi folur gjatë. Ai ishte shumë i mbyllur, nuk udhëtonte, ishte introvert, e për shumë gjëra gjykonte ndërmjet katër mureve. Ishte tmerrësisht i ndikuar nga informata që i jepeshin të filtruara”, e përshkruan Pacolli Millosheviqin.

E në pyetjen se a e arsyeton me këtë Millosheviqin, ai decidivisht thotë – jo:

“Mua më vjen keq, sepse ai nuk ka qenë njeri i marrë, ka qenë shumë inteligjent. Ka pasur momente kur ke mundur të flasësh mrekullueshëm me të, por ka pasur edhe momente depresioni kur as koka s’i punonte si duhet”.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments