Kryetari i Lëvizjes Besa,Afrim Gashi sot mori pjesë nê ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan,ku sipas Gashit,Turqia është miku i madh i shqiptarëve dhe se zgjedhja e Erdogan si president i Turqisë është në dobi të shqiptarëve dhe të stabilitetit të Ballkanit në përgjithësi, informon Struga Ekspres.
“Sot pata nderin të marr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan. Uroj që sistemi presidencial për Turqinë të hapë një faqe të re të stabilitetit, prosperitetit dhe zhvillimit ekonomit. Fuqizimi dhe thellimi i mëtejshëm i raporteve me shtetin mik të Turqisë dhe mikun e madh të shqiptarëve, z. Erdoğan, padyshim që është në dobi të shqiptarëve dhe të stabilitetit të Ballkanit në përgjithësi.
#Urime
#Tebrikler”, përfundon Afrim Gashi, kryetar i Lëvizjes Besa.
(Struga Ekspres)