Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoni“Titanik 2”, Thaçi e Mijallkov sot në bankën e të akuzuarve

“Titanik 2”, Thaçi e Mijallkov sot në bankën e të akuzuarve

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të vazhdojë seanca gjyqësore për lëndën e Prokurorisë Speciale Publlike “Titanik2”. Në seancën e sotme duhet të dëgjohen dy “bomba” nga bisedat e përgjëuara si dëshmi .
Në seancën paraprake avokatët e ish-anëtarëve të KSHZ-së, Bedredin Ibrahimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski, Sasho Srcev bashkë me mbrojtësit e Menduh Thaçit dhe Sasho Mihajllkov, në fjalët e tyre paralajmëruan dëshmi të cilat siç thonë do t’i prezantojnë në procedurë gjyqësore e që sipas tyre do ta kundërshtojnë akuzën e Speciales. Ish anëtari i PDSH-së në KSHZ, Bedredin Ibrahimi akuzoi Prokurorinë Speciale për ndjekje penale mbi baza politike.

Kjo lëndë ka të bëjë me parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013, ndërsa të akuzuar janë kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, ish-shefi i DSK-së Sasho Mijallkov, si dhe ish-anëtarët Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments